6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Reagon avokati i konkurrentit të BBVA3 dhe zbulon si qëndron e vërteta e arrestimit

Liam Osmani, i njohur edhe si Liam Mandiaro, i cili sapo ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, u ndalua nga policia për shkak të një dënimi prej 2.6 vjetësh burg për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërkohë, avokati i tij ka reaguar menjëherë pas ndalimit, duke shprehur se klienti i tij nuk ka qenë në dijeni të akuzave dhe se ka mësuar për to vetëm pas arrestimit.

Avokati ka theksuar se Osmani nuk është njoftuar më parë nga autoritetet për këtë çështje dhe se ka pasuar një mungesë informacioni nga ana e policisë dhe autoriteteve të kufirit. Gjithashtu, ai ka theksuar se fakti që ky informacion u bë publik në një reality show është një paradoks, pasi kandidati nuk ka pasuar dijeni më parë dhe nuk është njoftuar nga organet kompetente. Avokati ka sqaruar se klienti i tij, një shtetas gjerman që jeton në Gjermani, është i pafajshëm dhe do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të shpëtuar nga akuzat e padrejta. Në fund, ka shprehur bindjen se gjyqi do të shpallë të pandehurin e tij.

Reagimi i plotë i avokatit:

Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne funs as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet e tij te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise. Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT