25.5 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Kapet shqiptari shofer i kompanisë ‘Amazon’, i ciki shpërndante drogë me mjetin e punës

Një 44-vjeçar i identifikuar si Arian Mustafaj është dënuar me burg nga autoritetet në Londër pasi është kapur duke transportuar kanabis.

Mediat vendase shkruajnë se Mustafaj po ngiste një makinë Ford Fiesta në Fuller’s Hill, kur u ndalua nga policia që mund të “ndiente erën e kanabisit që vinte nga brenda automjetit”. Gjatë kontrollit nga policia në automjetin e tij janë gjetur 13 pako me kanabis të fshehura në kroskotin e makinës, dhe mendohet se vlera e lëndës narkotike shkonte në 160,000 paund.

Mustafaj, u paraqit në gjykatë pasi ka pranuar posedimin me qëllim të furnizimit me drogë të klasit B. Autoritetet thonë se Mustafaj, i cili foli përmes një përkthyesi, kishte një rol të vetëm si “shofer dërgesash”, por duhet të ketë pasur një “shkallë të konsiderueshme besimi” ndaj tij për të transportuar drogën. Mustafaj është burgosur për 28 muaj, pasi ka pranuar fajin.

Sipas mediave vendase, gjykatësi Michael Turner tha se duhet “guxim” për të pranuar fajin, veçanërisht kur ka të ngjarë që do të shkoni në burg dhe në rastin e tij, do të dëboheni. Ai tha se Mustafaj, i cili punonte si shofer transporti për Amazon duke fituar rreth 2,000 £ në muaj, ishte një korrier.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...