16.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

‘Një hap drejt..’, Shqipëria dhe Kosova themelojnë bursën e përbashkët për energjinë elektrike

Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur të themelojnë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, një hap që synon konkurrencën e drejtë dhe çmimet e besueshme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e shpallën hapjen e bursës në një ceremoni, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të sjellë avantazhe të rëndësishme për të dy vendet.

Përfshirja në Alpex – bursa shqiptare e energjisë elektrike e themeluar në vitin 2020 – u inaugurua të hënën në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri kosovar Albin Kurti.
Z. Kurti tha se falë bashkëpunimit dypalësh, dy vendet kanë mundur të përballojnë krizat energjetike vitet e fundit: Shqipëria u furnizua me energji të bollshme nga Kosova verën e kaluar dhe qytetarët e bizneset e Kosovës kaluan një dimër më të ngrohtë falë energjisë së marrë nga Shqipëria.

“Sikur Kosova të mbetej ende treg i izoluar i energjisë, do të kishim tregtuar 9.134 megavatorë energji gjatë muajit shkurt, ndërsa me bashkimin e tregjeve me Shqipërinë, që njihet si ‘market coupling’, kjo shifër arrin në 28.106 megavatorë, pra më shumë se trefish.
Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një mjedis energjetik të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Bashkë për bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik, sinergji e transparencë dhe mjedis të fuqishëm të investimeve të sektorit privat,
” deklaroi kryeministri Kurti.

E pranishme në ceremoninë e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës ishte edhe ministrja kosovare e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Rëndësia e kësaj burse dhe funksionimi i përbashkët i tregjeve tona të energjisë elektrike është e vështirë të përshkruhet, sepse është shumëdimensional dhe ndikimet e tij nuk i shohim vetëm sot, por do i shohim ato përgjatë viteve që vijnë. Ky përafrim siguron pajtueshmëri dhe vendos Kosovën dhe Shqipërinë brenda tregjeve europiane të energjisë dhe Alpex është një bllok i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe të obligimeve që kemi për t’u integruar në tregun europian të energjisë elektrike deri në vitin 2030,” u shpreh znj. Rizvanolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...