16.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

“I dënoj të dyja sjelljet, nuk më pëlqejnë absolutisht”, Efi Dhedhes reagon për situatat ne Big Brother Vip

Efi Dhedhes shqyrton ngjarjet në Big Brother VIP dhe vlerëson sjelljet e Sara-s dhe Francëskës në një debat të ashpër. Efi thekson se sjellja e tyre është e papranueshme dhe kërkon përjashtimin e Sara-s nga loja. Diskutimi përfundon me dyshime për rolin e Bardhit në ngjarjet e diskutuara.

Efi: Në fillim e kam parë shumë imtësisht pasi janë disa gjëra që nuk duken qartazi, doja të shihja kush e nisi si gjë. Kam parë çdo detaj nga pasqyra DHE kam parë që Sara e ka nisur çdo gjë. Në vija të përgjithshme mund të them që të dyja mund të “dënohen” për sjelljen e tyre kundrejt njëra-tjetrës, por padyshim nëse do të vija dikë përpara ajo do të ishte Sara sepse me thënë të drejtën nuk e kuptoj fare këtë lloj sjellje kaq të shëmtuar.

Elona: Ti je e mendimit që Sara duhet të përjashtohet pas asaj që bëri?

Efi: Po, po jam shumë e mendimit që duhet të përjashtohet. Pavarësisht se çfarë pasoi mbrapa ne të gjithë e dimë se në fund të ditës njeriu është shkak pasojë. Në momentin që ndizet zjarri atëherë vazhdon situata. Veprimi i Sarës është i pafalshëm fare, aq më tepër që gënjeu mbrapa duke thënë se nuk bëri asgjë.

Elona: Po gjuha e Françeskës? Fjalori i përdorur?

Efi: Është shumë i shëmtuar, unë prandaj e thashë edhe në fillim që i dënoj të dyja sjelljet. Nuk më pëlqejnë absolutisht. Unë jam një konkurrente e cila e di shumë mirë se çfarë do të thotë të bëhesh me nerva dhe të reagosh. Në vija të përgjithshme edhe nga gocat nuk e di nuk kam një lloj komenti pozitiv. Jam shumë e zhgënjyer.

Eni: E sheh Bardhin pjesë të kësaj:

Efi: Mos ma përfshi sepse nuk di çfarë të them për atë çun. (qesh)

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...