16.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Takimi i vëllait të Liridona Ademajt me nipat: Kërkesa e tyre prek zemrën e shqiptarëve

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra në Kosovë disa muaj më parë, ka takuar dy nipat e saj në Suedi.
Nipat Dion dhe Diar kishin vetëm një kërkesë.

Ky takim emocionues u shënua me përqafime të gjata.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë, dhe për vrasjen e saj është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli nën dyshimin se ka porositur vrasjen e saj dhe dy të tjerë.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.Liridona Ademaj, 30-vjeçare u vra më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për vrasjen e saj është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli nën dyshimin se ka porositur vrasjen e saj dhe dy të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...