29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Prej 10 vitesh abuzonte me vajzën e mitur të partneres, arrestohet shqiptari në Greqi

Nëndrejtoria e Sigurisë së Pireut ka arrestuar një shtetas shqiptar në Egjinë, 36-vjeçar, i cili akuzohet për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, armëmbajtje pa leje dhe posedim droge.

36-vjeçari dyshohet se nga viti 2013 ka abuzuar me vajzën e mitur të partneres së tij, një 50-vjeçare gjithashtu shtetase shqiptare, e cila gjithashtu është arrestuar, ndërsa ndaj saj është ngritur një dosje për shkelje të legjislacionit për armët. Ngjarja dyshohet se është raportuar nga viktima, tashmë 25-vjeçare.

Sipas të njëjtave informacione, ajo dyshohet se ka pohuar se 36-vjeçari, pasi ka filmuar aktet e pahijshme, e ka kërcënuar se do t’i publikojë ato në internet.

Pas kontrollit në pronën dhe shtëpinë e dy shqiptarëve u gjetën dhe u konfiskuan 1505 gram kanabis, një armë, 4 thika, shuma prej 18.275 euro, 3 peshore precize, dhe 3 celularë. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...