20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Avokati i Princ Lekës :”Pas divorcit do kthehet në Pallatin Mbretëror, një pjesë të pasurisë do ia kalojë Elias”

Avokati Aranit Roshi ka rrëfyer përshkrimin e ngjarjes së djeshme ku Princ Leka është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Eliza Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Sipas tij, Princi kishte shkuar të takojë vajzën e tij në Pallatin Mbretëror, por është përballur me një sulm të pamëshirshëm verbal dhe fizik.

Avokati ka bërë të ditur edhe për situatën e pasurisë së tyre dhe marrëveshjet e bëra në procesin e divorcit, duke theksuar që Princi ka pranuar të transferojë një pasuri të konsiderueshme për të siguruar një jetesë komode për Elizën dhe vajzën e tyre. Aktualisht, Princi Leka jeton me qira, ndërsa pas përfundimit të divorcit, planifikohet që ai të rikthehet në Pallatin Mbretëror.

“Ai vetë ka zgjedhur që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizitat të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish-vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike”, tha avokati Roshi


“Ka dy marrëveshje, janë bërë me akt noterial. Marrëveshja e parë është për zgjidhjen e martesës që është nënshkruar kërkesa dhe depozituar në Gjykatë. Do i nënshtrohet vlerësimit nga gjykata dhe në fund do vendosë ta miratojë duke zgjidhur martesën ligjërisht. Gjykata garanton të drejtat e fëmijës, shikon nëse marrëveshja garanton këto të drejta.

Marrëveshja e dytë është një kontratë, ku Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ja njeh Elias dhe vajzës së tij që tu sigurojë një jetesë komode. Nuk mendoj që arsyeja dhe konflikti është pasuria. Në të gjitha marrëveshjet ka qenë e asistuar nga njohës të ligjit dhe ajo e ka kuptuar dhe ka qenë në dijeni të pasoja që vijnë. Pasuria e trashëguar nuk hyjnë në atë regjim që ndahen mes bashkëshortëve. Ka qenë vullneti që t’i kalojë këto pasuri te vajza dhe ish-bashkëshortja”, u shpreh avokati

Do rikthehet, është larguar për të krijuar komoditet për Elian dhe fëmijën. Ky është qëllimi, nuk është se kemi ndonjë zhveshje nga posedimi. Do kthehet tek shtëpia e tij”, thekson Roshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...