37.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Prej 4 muajsh e zhdukur, policia publikon foton e gruas dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hyrije Cikopanos, shtetase që u zhduk para 4 muajve dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për të. Strukturat policore kanë vënë në dispozicion numrin e telefonit ku mund të telefononi nëse keni informacion rreth vendndodhjes së saj, duke theksuar se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Hyrije Cikopano u largua nga banesa e saj më datë 15.11.2023, dhe, sipas policisë, ka probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht përpjekjeve të strukturave policore për lokalizimin e saj, ende nuk ka rezultuar gjetja e shtetases.

Autoritetet kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP dhe spitaleve, duke përfshirë edhe një fotografi të shtetases, në përpjekje për të gjetur informacion rreth vendndodhjes së saj. Çdo informacion i mundshëm nga publiku do të jetë i vlefshëm për autoritetet në përpjekjen e tyre për të gjetur Hyrije Cikopanon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...