15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Vranë babain, eksperti ngre shqetësimin: ‘Dikush nga të burgosurit e tjerë mund ti …’

Eksperti ka ngritur një propozim kontroversial duke theksuar se fëmijët në rastet penale nuk duhet të arrestoheshin, por duhej të monitoroheshin ose provokoheshin nga policia për të zbuluar komunikimet e tyre. Ai argumentoi se kjo mundësi do t’i ndihmonte autoritetet të zbulojnë autoren dhe dinamikën e një ngjarjeje përmes analizës së diskutimeve mbi mbrojtjen dhe identitetin e autorit.

“Duke i mbajtur nën përgjim, mund të zbulonin kush është autori, përmes diskutimeve. Ata do diskutonin mbi mbrojtjen që do bënin, mbi autorin që do i linin fajin dhe si do maskoheshin”, u shpreh ai duke folur për një emision televiziv.

Eksperti theksoi se nëse fëmijët ndodhen në paraburgim, ata rrezikojnë nga hakmarrjet e mundshme nga të burgosurit e tjerë. Në këtë kontekst, ai propozoi që policia t’i mbajë ata në ambiente më të veçanta dhe të izoluara nga të burgosurit e tjerë. Ai shprehu shqetësimin se ndonjë nga të burgosurit mund të ndërmarrë akte dhune ndaj këtyre personave dhe theksoi nevojën për një trajtim veçmas dhe kufizim të kontakteve me të burgosurit e tjerë për ata me probleme të tilla.

“Nuk përjashtohet mundësia që dikush nga të burgosurit e tjerë të ndërmarrë ndonjë akt dhune apo dhe më tej, kundër këtyre personave. Të paraburgosur, apo burgosur me një problematikë të tillë, duhet bërë një trajtim veçmas dhe mbajte e kufizuar në kontakte me të burgosurit e tjerë”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...