16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Policia e Berlinit zbulon arsenalin e armatave, miliona euro në shtëpinë e terroristes të arrestuar

Pas arrestimit të Danielas Klette, 65-vjeçares që akuzohet për krime të ndryshme dhe përfshirje në organizatën terroriste “Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe” (RAF), policia e Berlinit ka zbuluar një arsenal armësh dhe një shumë të konsiderueshme parash në shtëpinë e saj në Berlin-Kreuzberg. Operacioni ka përfshirë gjetjen e arit, armëve të ndryshme, dhe shumë dokumentesh që lidhen me aktivitetet e mëparshme të RAF.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, autoritetet zbuluan një kabinet prej druri me një fund të rremë që përmbante 40,000 euro para të gatshme. Në një tjetër vend, gjetën 1.2 kilogramë ar, e vlerësuar në 76,548 euro. Arsenalin e armëve përbëjnë kallashnikovë, municione, celularë, ID false, kapuç, dhe dokumente të tjera të lidhura me RAF.

Daniela Klette akuzohet për tentativë vrasjeje dhe grabitje të armatosura në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2016, dhe kjo ngjarje ka nxitur spekulime rreth aktivitetit të pazbardhur të RAF. Terroristët e RAF ishin përgjegjës për vrasjen e më shumë se 30 personave dhe plagosjen e të paktën 200 të tjerë, derisa organizata u shpërbë në vitin 1998. Arrestimi i Klette ka rikthyer vëmendjen ndaj historisë së RAF dhe mund të hedh dritë mbi ngjarje të pazbardhura të deritanishme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...