23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Stop denigrimit dhe gjyqeve publike”, mbështetësit e Elia Zaharias njoftojnë fushatë

Miq dhe mbështetës të Elia Zaharias kanë nisur një fushatë kundër gjuhës së urrejtjes dhe poshtërimeve që po përdoren ndaj saj në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje të dhunës me Princ Lekën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Aktorja Rozi Kostani, mikja e Elias, ka bërë thirrje për ndalimin e kësaj gjuhe dhe fshirjen e komenteve negative.

Kostani shprehet se është shqetësuar nga gjyqi publik që po zhvillohet në rrjetet sociale ndaj Elias dhe Princ Lekës, duke e krahasuar këtë situatë me një komunizëm të vjetër. Ajo bën thirrje që njerëzit të reflektojnë mbi sjelljen e tyre dhe të fshijnë komentet negative duke e drejtuar diskutimin drejt respektit dhe ndjekjes së rrugës së dialogut.

“Në fakt jemi shumë të shqetësuar si njerëz që privatësia dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me një marrëdhënie sheshit apo në një mënyrë të kontaminuar të gjitha mediat. Këtu bëhet një gjyq publik, po çfarë është ky gjyq? Jetojmë në një komunizëm që ka ndërruar vetëm kostumin? Çfarë është ky sulm? Do godasim një nënë një bashkëshorte, nuk arrij ta kuptojë se çfarë po ndodh me shoqërinë. I lutemi të gjithë njerëzve që të fshijnë çdo koment negativ sepse duhet ta drejtojnë para vetës atë gurin apo fjalën e rëndë. Ajo video më ka lënduar dhe shpërndarja e saj me shpejtësi marramendëse si dhe baltosja e një personi që nuk e njohin. Të gjithë do shpreheshim në të njëjtën mënyrë po t’i cenohej familja apo prindi”, tha Kostani.Jemi të irrituar se njerëzit pështyjnë dhe hedhin fjalë pa e njohur dhe pa ditur asgjë duke gjykuar shumë ngushtë personin. Kam komunikuar me Elian dhe ajo po përpiqet ta kalojë këtë situatë. Unë nuk do flas në emër të Elia pasi ajo është një grua e fortë dhe do të flasë vetë. Unë po flas në emrin tim si grua si nënën për këtë dhunë kaq të hapur që bën shoqëria. Jam shumë e prekur me duket sikur më ka ndodhur mua, është shumë ngjarje e rëndë dhe e paperceptueshme. Është e tmerrshme që kthehen gjyqet publike në popullin tonë, ju lutem stop me poshtërime dhe denigrime. Askush nuk është puritan, kthehuni nga vetja”, tha ajo.

Kjo reagim vjen pas një periudhe të tensionuar në lidhje me çështjen e pretenduar të dhunës midis Elias dhe Princ Lekës, e cila ka shkaktuar një reagim intensiv në rrjetet sociale dhe media.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...