24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Marrëveshja me PS, Gaz Bardhi zbardh detaje nga mbledhja: Ja për çfarë u dakordësuam

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shpërndarë detaje nga Konferenca e Kryetarëve në një fjalë për mediat, duke e cilësuar si lajm të mirë reflektimin e mazhorancës pas muajve të rezistencës së opozitës. Ai theksoi se çdo ligj që kërkon 3/5, përfshirë ligjin për “Zgjedhoren”, do të diskutohet në një nënkomision me partneritet të plotë të grupeve të PD dhe PS.

Bardhi gjithashtu njoftoi se, pas 5 muajsh, mazhoranca ka reflektuar dhe ka refuzuar kërkesën e opozitës për ndryshimin e kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ai gjithashtu theksoi se është rënë dakord në parim për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontratat koncesionare të dyshimta në sektorin e shëndetësisë dhe për ndërhyrjen në të dhënat personale në sistemin TIMS.

Maxhoranca ka reflektuar pas 5 muajsh. U refuzua kërkesa e opozitës për ndryshimin e kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kemi rënë dakord në parim për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontratat koncesionare korruptive në sektorin e shëndetësisë dhe për ngritjen e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në të dhënat personale në sistemin TIMS. Opozita ka pasur gjithmonë gatishmërinë për normalitet në parlament. Nënkomisioni do t’i duhet t’i japë Shqipërisë ligje, që janë në interes të shqiptarëve. Ne do të zbatojmë vetëm Kushtetutën”, deklaroi Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...