34.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Aksidenti në aksin Lezhë-Laç i merr jetën turistit francez

Një shtetas francez humbi jetën pas një aksidenti në superstradën Lezhë-Laç, rreth orës 22:30 të 14 marsit 2024, pranë kryqëzimit të Spitenit.

Viktimë e këtij tragjedie u bë shtetasi Alian Peron, 65-vjeçar, banues në Francë. Ai vuajti dëmtime të rënda në trup dhe, pavarësisht ndihmës së parë mjekësore, nuk arriti të mbijetonte, humbën jetën disa orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Automjeti i Alian Peronit u godit nga një Mercedes-Benz, ndërsa drejtuesi i këtij mjeti u largua nga vendi i aksidentit. Megjithatë, ai u identifikua dhe u arrestua nga policia. Drejtuesi i identifikuar është Samuel Çela, 23-vjeçar, banues në Fushë Kuqe. Ai është i akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

Policia e Lezhës informoi se aksidenti ndodhi në kryqëzimin e fshatit Spiten dhe përplasja ishte e fortë, duke sjellë dëmtime të rënda për makinat e përfshira. Hetimet e hershme sugjerojnë se shkaku i përplasjes ishte shpejtësia me të cilën drejtonte Mercedes-Benz Samuel Çela, 23-vjeçar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...