16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion komunikon akuzat për koncesionin e sterilizimit

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kopsitur dosjen për koncesionin e sterilizimit dhe ka komunikuar akuzat ndaj 9 personave në hetim, duke përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvëndësministrin e Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Komunikimi i akuzës ka filluar sot në mëngjes, ndërsa të pandehurit janë paraqitur në SPAK me avokatët e tyre, ku u është komunikuar akuza. Ndërkohë, për Klodjan Rjepajn dhe Ilir Rrapajn, akuza u komuniku në burg, pasi ata janë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Në vazhdim, pritet të komunikohen akuzat edhe për Saimir Kadiun, Marsela Serjanajn, Arben Gjatën, Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petri Mersinin.

Ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do t’i komunikohet akuza e “shpërdorimit të detyrës” të hënën, ndërsa pritet që sot të paraqitet para oficerit gjyqësor, pasi ndaj tij është marrë masa e ‘detyrimit me paraqitje’.

Brenda afatit 10-ditor, të akuzuarit kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet e tyre. Pastaj, prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi do t’i dërgojnë dosjen në Gjykatën e Lartë të Kosovës. Gjyqtari i seancës paraprake vendos nëse do të kalojë dosjen në gjykim, do ta kthejë në SPAK ose do ta pushojë.

Sot ishte afati i fundit që Gjykata e Lartë e Kosovës kishte caktuar për mbylljen e hetimit të dosjes nga SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...