9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas: Detajet e sulmit dhe rrjedha e ngjarjes

Një sulm i rëndë ka ndodhur ndaj Gentjan Bejtjas në fshatin Larushkë, me 4 persona të dyshuar për autorë. Ata u afruan me një “Land Rover” fuoristradë dhe sulmuan me armë automatike. Pas sulmit, ata u larguan duke djegur makinën. Detajet tregojnë një rrjedhë të kujdesshme të ngjarjes dhe përdorimin e armëve automatike.

Makinën e kanë afruar deri afër portës kryesore të banesës ndërsa më pas dyshohet se kanë zbritur 3 nga autorët të cilët kanë qenë të maskuar dhe me veshje të zeza me 3 kallashnikovë më duar. Ndërsa një nga autorët dyshohet se i ka pritur në makinë për t’u larguar.

Porta e madhe e vilës së Gentian Bejtjas ka qenë e hapur dhe autorët kanë mundur të futen direkt brenda oborrit. Gentjan Bejtja ka qenë vetëm disa metra larg nga oborri pasi po merrej me disa punë mbrapa vilës së tij.

Aty autorët e kanë qëlluar me breshëri automatikut duke e lënë të vdekur në vend.Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi, që sipas të dhënave paraprake janë qëlluar nga 3 kallashnikovë. Autorët më pas kanë hipur në makinën tip Land Rover ngjyrë e bardhë dhe kanë dalë në rrugën kryesore që lidh Fushë Krujën me Kamzën.

Ata kanë marrë drejtimin për nga fshati Hasan në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës vetëm disa kilometra larg vendit të ngjarjes ku edhe kanë djegur makinën. Sipas hetuesve dyshohet se aty janë pritur nga një tjetër automjet që i ka larguar nga vendi ku i kanë vendosur flakën automjetit te dyshuar se u përdor në krim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...