26 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Asambleja e PS, Rama flet për dialogun me opozitën

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kreu i qeverisë Edi Rama tha se më në fund, Parlamenti po i rikthehet normalitetit dhe se Komisioni i Ligjeve, do të krijojë një mekanizëm të barabartë midis shumicës dhe pakicës për ligjet e integrimit. Rama u ndal edhe tek akuzat se njohu Berishën si lider të Partisë Demokratike.

Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj, i cili goditi më keq imazhin e Parlamentit që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte edhe aq i mirë.

Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar dhe jo vetëm për të folur secili për të vetët. Sidoqoftë, shumica jonë duhet të vendosë në Komisionin e Ligjit një draft-rezolutë për një debat të madh publik lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësimit në BE dhe reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Fola jo për qëllim për sfida në numrin shumës, pasi nuk janë sfida të vetëm qeverisë por të treja institucioneve qeverisëse në Shqipëri dhe të plot 147 institucione që ndërveprojnë drejtpërdrejt me Komisionin Evropian.

Zhvillimi i fundit për kthimin e Parlamentit në normalitet si dhe krijimi në Komisionin e Ligjeve të një mekanizmi që mundëson ballafaqimin e barabartë mes shumicës dhe pakicës për ndërmarrjen e nismave ligjore duhet të shkojë në drejtimin e duhur të sfidave jo si qeveri por si shtet. U fol këto ditë për pazare, marrëveshje me nongratën në dëm të drejtësisë dhe njohje nga ana jonë të zotërisë në ballkon si lider i PD-së, ashtu sikundër u fol për trembje të socialistëve nga SPAK-u dhe planeve të fshehta për vënien nën kontroll të drejtësisë së re. Të gjitha janë broçkulla”, tha midis të tjerash Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...