17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tentoi të vriste Selami Brahimin në Shkodër, 68-vjeçari ekstradohet nga Gjermania

Rreth një muaj pas atentatit që iu bë Selami Brahimit në Shkodër, autori i dyshuar është ekstraduar nga Gjermania. Bëhet fjalë për 68-vjeçarin Sulejman Kapllani, ekstradimi i të cilit u finalizua sot pas arrestimit në Gjermani.

Ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Kapllani do të përballet me drejtësinë shqiptare për atentatin ndaj Selami Brahimit më 8 shkurt 2024 në Shkodër. Në drejtim të 60-vjeçarit u qëllua me kallashnikov 10 herë, por vetëm një plumb e preku në pjesën e fytyrës.

Ndërkohë, nga Shqipëria në Itali është ekstraduar një 29-vjeçar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”. 29-vjeçari Glorildo Halili është arrestuar në Durrës, më datë 07.11.2023.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...