15.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

24-vjeçari shqiptar dënohet me burg për abuzim seksual me të mitur në Selanik

Një 24-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për abuzim seksual me një të mitur dhe është dënuar me 13 vite burg. Gjykata e Selanikut e shpalli fajtor për akte seksuale me një të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim.

24-vjeçari do ndalohet me masën e detyrimit me paraqitje në komisariatin e Selanikut dhe do të mbetet i lirë deri në shqyrtimin e çështjes së tij nga Apeli. Shqiptari ka dhunuar seksualisht të miturin në periudhën 2018-2020 në zonën e Pellës në Greqi. Gjithçka filloi në vitin 2018, kur shqiptari e ka ftuar fqinjin e tij 12-vjeçar në shtëpi për luajtur një video-lojë.

Duke përfituar edhe nga fakti që prindërit e të miturit punonin larg dhe angazhoheshin me punë bujqësore, 24-vjeçari e dhunonte fizikisht dhe seksualisht, gjë që u përsërit dhe në vitet në vijim, herë në shtëpinë e të akuzuarit, herë në arat e prindërve të të miturit. Ky rast u zbulua pas një denoncimi në Komisionin e Vlerësimit dhe Mbështetjes Arsimore të shkollës së mesme profesionale ku studionte i mituri, ndërsa ndaj shqiptarit ishte bërë një kallëzim edhe më herët. Ndërkohë 24-vjeçari i ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...