15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Projekti për Sazan: Kryeministri Rama diskuton potencialin e turizmit në podcastin e tij

Projekti për transformimin e ishullit të Sazanit në një destinacion turistik luksoz është prezantuar si një hap serioz drejt zhvillimit të turizmit elitar në Shqipëri, sipas kryeministrit Edi Rama. Duke folur në podcastin e tij, kryeministri diskutoi ndikimin që ky projekt mund të ketë në ekonominë dhe turizmin, nëse do të realizohet nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump. Rama e quajti këtë aplikim si një hap serioz përpara dhe shprehu besimin se Sazani mund të bëhet një destinacion prestigjioz turistik në Mesdhe. Ai theksoi se kjo mund të ndikojë pozitivisht në imazhin e Shqipërisë si një vend turistik. Kryeministri gjithashtu ndau se ka pasur oferta të tjera për zhvillimin e Sazanit, por objektivi është qartë: të krijojë një destinacion të pazëvendësueshëm që tërheq turistë nga e gjithë bota. Projekti është në fazën e diskutimit, por edhe nëse nuk pranohet, Rama beson se zhurma në media dhe reputacioni i investitorëve do të sjellin përfitime të mëdha për Shqipërinë. Në episodin e fundit të podcastit “FLASIM”, kryeministri Rama ftonte një grup të rinjsh që punonin në pikat agroturistike të vendit.

Kam dashur që në fillim, dhe jemi përpjekur, se kjo punë shkon me kontakte, me biseda, por po ju them një gjë që në 5 – 6 vitet e para mund të ulesha me njerëz të rëndësishëm, investitorë dhe u thoja investoni në turizmin në Shqipëri e kuptoja që kjo nuk ndodh. Duhet Shqipëria ti bëjë të vijnë, nuk mund të vijnë këta se po I flas unë. E gjithë angazhimin me rilindjen urbane që thonë këta fasada fasada, filloi të hapte sytë dhe aparatët. Shqipëri në 2013, më tregoni një vend ku kishte për të bërë fotografi pa shmangur nga ekrani ndonjë shëmti. Ku kishte vendbanime që mund ta merrje në fotografi si sot që është bërë nami”
Sot jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan.

“ Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Se këta janë dhe të çuditshëm…

Rama gjithashtu zbulon se ka pasur dhe oferta të tjera por se objektivi është i qartë.

Këto proceset e investimeve janë ato që kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo. Nuk është kjo. Ne nuk duam të ndërtojmë një gjë që e gjen në çdo vend në Shqipëri. Duam të jetë një destinacion ku natyra të jetë aseti dhe arsyeja kryesore. E zhvillimi të jetë aq I cilësisë së lartë sa të krijojë një model turizmi që sjell shumë të ardhura e të funksionojë dhe si tërheqje për turizmin.
Propozimi i investimit është në fazën e diskutimit por dhe nëse nuk pranohet tregon anën e mirë të gjithë kësaj zhurme në media
.

Miku im amerkan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim I tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT