16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Roza Lati rrëfen historinë e dhunës në fëmijërinë e saj: Momenti kur nëna vendosi të japë fund martesës

Roza Lati ka rrëfyer në “BBV” historinë e fëmijërisë së saj, duke përshkruar momentet e vështira të jetës së saj familjare. Moderatorja ka treguar se pas panoramës së bukur të suksesit të së ëmës, aktorja Rita Lati, në fëmijëri ka përjetuar edhe skena të dhunshme të vazhdueshme nga babai. Ajo ka treguar edhe momentin kur nëna e saj vendosi që t’i japë fund martesës.

“Jam fëmija i Ritës Latit, aktore në atë kohë të estradës së shtetit të Tiranës, dhe i Kristo Latit. Rita ime ka qenë nën presionin e paragjykimeve gjithë jetën, derisa njohu babin tim. Dhe ai e njohu Ritën time dhe e pa që ajo nuk ishte fare ashtu si paragjykohet dhe u martuan me dashuri. Një fëmijë që jam rritur, me nënën artiste që e shikonin në rrugë dhe e ndalonin të gjithë për t’i dhënë autografe, ndërsa nga ana tjetër në shtëpi kishte shumë ulërima, sherre dhe dhunë. Dhe gjaku i mamit nëpër mure. Babi im kur ka qenë 19 vjeç është hedhur nga shkëmbi i Dhërmiut në det dhe nga aty ku është hedhur ka patur shkëmbinj nënujor, ka qenë shumë cekët dhe im atë është përplasur me kokë. Atëherë nuk kishte aparatura që të shikonin që babait tim i kishte plasur një venë në tru. Dhe me kalimin e viteve ajo vena ju mblodh dhe ju bë tumor. Tumori në kokë e bënte babain agresiv pa kuptuar. Mami ka qenë në Amerikë, e prisnin për xhirimiet e filmit. Kur vjen nga Amerika sjell një video-kasetë.

Unë ulesha këmbëkryq 1 metër larg televizorit dhe rrija e shikoja. Mbaj mend e pyeta babain se ku duhet ta ndizja video-kasetën, më ka kapur në ajër dhe më ka plasur në kokë. U ngrita, u ula në divan dhe nuk më doli kokërr loti, thjesht kisha ngrirë. Rita ime kuptoi që kishte ardhur një moment që nuk mbahej më. Unë dëgjoja zilen e biçikletës së babit kur vinte, mblidhja arushat dhe futesha poshtë krevatit”, ka rrëfyer Roza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...