26 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Nisja e ndryshimeve: Porti Turistik i ri në Vlorë, projekti që transformon bregdetin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë video nga punimet në portin turistik të Vlorës, duke theksuar se kjo iniciativë do të transformojë hapësirën ku ndodhej porti industrial në një destinacion turistik të rëndësishëm. Ndërtimi i portit parashikon të kthejë Vlorën në një qendër turistike me jahte për vizitorët.

Rama shprehet se ky port do të integrojë Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me standarde të larta, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë lokale dhe rritjen e punësimit.

MIRËMËNGJES dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumë munguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë,” shkruan Rama.

Punimet e plota për ndërtimin e marinës në Vlorë parashikohen të përfundojnë në vitin 2025, por ajo pritet të jetë e përdorshme pjesërisht edhe më herët. Kostot e këtij projekti do të mbulohen nga kompania koncesionare, ndërsa 30 vite pas përfundimit të ndërtimit, porti turistik kalon në pronësi të shtetit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...