24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Përplasje në BBV Albania: Erjola dhe Ilnisa zihen për pulat në kuzhinë

Dy banoret e Big Brother Vip Albania, Ilnisa Agolli dhe Erjola Doçi kanë pasur një tjetër përplasje në kuzhinë.

Shkak u bënë pulat që po gatuante për drekë Erjola, që sipas Ilnisës duhet të jenë për të gjithë banorët. Diskutimi filloi me Ilnisën që theksoi se dy pula nuk mund të gatuohen për disa banorë, pasi ata i kishin ndarë me të gjithë. Erjola u kundërshtua duke thënë se po bënte drekë për veten e saj dhe se nuk ka nevojë për këshilla.

Ilnisa vazhdoi të argumentonte se ushqimi duhet të ndahet me të gjithë, ndërsa Erjola e shtyu atë të hiqej nga kuzhina. Përplasja vazhdoi me fjalë të ashpra, derisa Ilnisa përfundoi duke thënë se Erjola nuk ishte personi i duhur për të biseduar. Erjola e përshëndeti atë dhe u largua nga kuzhina.


Debati i plotë

Ilnisa: Dy pula nuk mund t’i bësh për disa banorë, se kur kemi bërë dy pula, i kemi ndarë me të gjithë banorët

Erjola: Edhe ti po bën pite për veten tënde, nuk po të flet kush

Ilnisa: Nuk ka lidhje, po bëhet dreka

Erjola: Më lër të bëj çfarë të dua

Ilnisa: Po bëhet dreka dhe po përdor dy pula

Erjola: Do futesh në debat

Ilnisa: Dy pula i kemi ndarë me të gjitha

Erjola: Gatuaj, merre thikën e tiganin

Ilnisa: Duhet ndarë me të gjithë

Erjola: Vazhdo, bukën mos ma përmend
Ilnisa: Po përjashton ti banorë të tjerë? Dy pula duhet të ndahen me të gjitha

Erjola: Ik o Ilnisa, qërrohu, m’u hiq sysh
Ilnisa: Kështu mund të flasësh, se me njerëzit që rri dhe me xholin si je dhe mënyrën si të pëlqen të përdoresh, patjetër nuk pres ndonjë mençuri

Erjola: Nuk më intimidojnë llafet e tua fare. Shko mbrapa Eglës në pishinë, atë bëj. Qepju si rrodhe nga mbrapa, si majdanozi pas këpucësh

Ilnisa: Nuk je ti personi i duhur, megjithatë të bëftë mirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...