10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Mos më ndërhyni pa filluar mirë…”/Komisioni Hetimor shoqërohet me debate për koncesionet në Shëndetësi

Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Check up dhe Sterilizimi nisi me debate të ashpra mes kryetares së opozitës, Albana Vokshi, dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi akuzoi se koncesionet ishin abuzive, ndërsa Ndreca kërkoi që të respektohet Kushtetuta dhe të mos paragjykohen veprimet.

Diskutimi u përshkallëzua me shkëmbimin e fjalëve të forta mes tyre, derisa Ndreca kërkoi që të ndërpreret mbledhja.

Vokshi: Shihet si një mjet për të nxjerr në pah situatën ku ndodhet sektori shëndetësisë. Situata sipas denoncimeve është e rënduar me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë dhe analiza e ndërhyrje kirurgjikale në disa raste. Shqiptarët paguajnë rreth 60% të shërbimit shëndetësor nga xhepi. Po i them se shqiptarët nuk po e marrin më shërbimin shëndetësor në publik, nuk mundet ta marrin për shkak të 4 koncesioneve që janë dhënë dhe janë kthyer në gropa të zeza. Arrijnë vlerën 200 mln euro, nëse i referohemi dy kontratave të firmosura.

Ndreca: Të ikim ne dhe vazhdoni konferencën. Të ikim ne

Vokshi: Të lutem mbylle. Nëse do ta nisni kështu…

Ndreca: A jemi mbledhur për të konstituar.

Vokshi: Po shpjegoj për publikun ca është ky komision, pse është mbledhur dhe çfarë të trajtojë. Mos u shqetësoni

Ndreca: Nuk shqetësohem, t’i mund ta bësh çdo herë.

Vokshi: Mos më ndërhyni pa filluar mirë komisioni. Po informoj ca është dhe do kaloj direkt te rendi i ditës.

Vokshi: Vlera e dy koncesioneve kalon 200 mln euro. Si nga check up dhe sterilizimi, nga gjithë qytetarët, ekspertët është dëshmuar se kanë qenë të panevojshme dhe abuzuese. Është korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Uroj të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni dhe të përdorini kartonët tuaj kundër interesit publik.

Në anën tjetër, Vokshi vijoi të akuzonte për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Lista e anëtarëve të komisionit përfshin emra nga partitë politike të ndryshme, duke përfshirë edhe zëvendësuesit.

Anëtarët e Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi
1- Albana Vokshi Kryetar PD
2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
4- Milva Ekonomi Anëtar PS
5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6- Ilir Metaj Anëtar PS
7- Edona Bilali Anëtar PS
8- Petro Koçi Anëtar PS
9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar Rithemelimi
11- Ina Zhupa Anëtar Rithemelimi
12- Edmond Spaho Anëtar Rithemelimi
13- Saimir Korreshi Anëtar Rithemelimi
14- Xhelal Mziu Anëtar Rithemelimi
15- Petrit Vasili Anëtar Rithemelimi

Anëtarët Zëvendësues
1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues Rithemelimi
4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues Rithemelimi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...