10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Sulmi në sallën e koncerteve në Moskë: Të arrestuarit dalin para gjykatës

Të mavijosur, e me shenja të forta dhune, 4 të dyshuarit si autorë të sulmit në sallën e koncerteve Crocus City në Moskë, kanë dalë para gjykatës ku u vendos se do të qëndrojnë në paraburgim deri më 22 maj. Ata akuzohen për kryerjen e një akti terrorist, akuzë që sipas Kodi Penal rus dënohet me burgim të përjetshëm.

Të 4 të pandehurit janë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike, dhe kishin qenë në Rusi ose me viza të përkohshme ose me viza të skaduara. Ata u deklaruan fajtorë për të gjitha akuzat lidhur me sulmin e së premtes ku u vranë të paktën 137 persona dhe 69 të tjerë janë në gjendje kritike.

Të arrestuarit kanë shenja të dukshme dhune, por zëdhënësi i Kremlinit nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse ata ishin torturuar. E diela ishte ditë zie kombëtare në Rusi, ndërsa janë shtuar polemikat mes Kremlinit dhe Uashingtonit që beson se sulmi është realizuar nga ISIS.

Ndryshe pretendon Moska, që fajëson Kievin, e në këtë qasje, ajo ka nisur një valë të re bastisjesh në të gjithë Ukrainën. Presidenti Rus Putin në një deklaratë pretendoi se të dyshuarit kryesorë planifikonin të iknin në Ukrainë, por Volodimir Zelensky tha se ishte absurde të mendohet se burrat po përpiqeshin të kalonin një kufi të minuar rëndë, i mbushur me qindra mijëra ushtarë rusë.

Adrienne Watson, zëdhënësja e këshillit të sigurimit kombëtar të SHBA, tha se ISIS mbante përgjegjësinë e vetme për këtë sulm. Ambasadorja e SHBA në Ukrainë raportoi këtë mëngjes se Rusia kishte goditur Ukrainën dhe Kievin duke përdorur raketa hipersonike. Në total, që prej nisjes së luftës, Ukraina thotë se ka vrarë rreth 437 mijë ushtarë rusë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...