Të martën e 26 marsit priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa reshje lokalisht mesatare në qarkun Lezhë dhe të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 16 °C, në vendet e ulëta: 9 / 19 °C dhe në vendet malore: 2 / 11 °C.