6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Sulmi në koncertin e Moskës: Numri i të vdekurve rritet në 139

Ka shkuar në 139 numri i të vrarëve në sulmin e ndodhur në një sallë koncertesh në Moskë të premten. “Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se sulmi ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes,” tha Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Ndërkohë që viktimat po vajtohen, ka polemika mes SHBA-së, e cila beson pretendimin e ISIS-it, dhe Moskës, e cila thotë se e sheh të dyshimtë faktin që amerikanët nuk dyshojnë që Ukraina të fshihet pas sulmit. Vetë Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se sulmi u krye nga “radikalët islamikë”.

“Ne e dimë se krimi është kryer nga islamikë radikalë, ideologjinë e të cilëve vetë bota islame e ka luftuar për shekuj”, tha Putin.

Por, ai u shpreh se edhe Ukraina ishte fajtore për sulmin.

“Është gjithashtu e nevojshme t’i përgjigjemi pyetjes pse terroristët u përpoqën të shkonin në Ukrainë pasi kishin kryer një krim, kush i priste ata atje? Është e qartë se ata që mbështesin regjimin e Kievit nuk duan të jenë bashkëpunëtorë të terrorit dhe sponsorizues të terrorizmit, por ka vërtet shumë pyetje”
, tha Putin.

“Ne e dimë nga duart e kujt është kryer kjo mizori kundër Rusisë dhe popullit të saj dhe ne jemi të interesuar se kush është nxitësi”,
u shpreh tutje ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...