36.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Aksident i rëndë në Berat: Motori përplaset me makinën në kthesën e ‘NSHG-së

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat ku një motor është përplasur me një makinë gjatë hyrjes në kthesën e “NSHG-së”.

Goditja ka qenë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore të rrugës është bërë copash.

Fatmirësisht drejtuesi Kujtim Mbrakulli ka shpëtuar pa lëndime pasi ai është rrëzuar nga motori para përplasjes me bordurën.Efektivë të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje ku edhe po kryejnë veprimet e para hetimore.

Drejtuesi i motorit pasi ka kryer vizitat në Spitalin Rajonal të Beratit ku edhe u transportua pas aksidentit është larguar drejt banesës së tij.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë motori i cili i ka prerë rrugën makinës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur...

0
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet...

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

0
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve...

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap...

0
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik,...