20.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Putin paralajmëron goditjen e avionëve F-16 të Ukrainës në fushat ajrore të NATO-s

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se avionët luftarakë F-16 që janë përdorur nga Ukraina kundër Rusisë do të goditeshin nga forcat e Moskës edhe nëse do të ishin në fushat ajrore të NATO-s.

Nëse ato përdoren nga aeroportet e vendeve të treta, ata do të jenë një objektiv legjitim për ne: pavarësisht se ku janë ata”, tha Putin në një takim me pilotët e Forcave Ajrore ruse në rajonin perëndimor Tver.

Presidenti rus më tej paralajmëroi se Rusia do të marrë parasysh faktin se avionët  F-16 mund të mbajnë armë bërthamore ndërsa i quajti “të pakuptimta” akuzat se Rusia po planifikon të pushtojë Evropën.

Sa i përket akuzës se ne po planifikojmë të pushtojmë Evropën pas Ukrainës, ky është absurditet i plotë që synon vetëm të frikësojë popullsinë që të paguajë më shumë para”.

Nga ana tjetër Kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti se nuk do të furnizojë me raketa me rreze të gjatë Taurus Kievin, si edhe theksoi se nuk ka asnjë plan për të dërguar trupa gjermane në Ukrainë.

“Pa paragjykuar mbështetjen tonë të vendosur për Ukrainën, një gjë është e rëndësishme për mua, ne do të bëjmë më të mirën. Më të mirën tonë për të shmangur një përshkallëzim të kësaj lufte, domethënë një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”, tha Scholz në një intervistë për gazetën gjermane Markische.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...