28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Zbulohen 37,336 fidanë kanabisi në Velipojë, dy persona arrestohen

Një sasi prej 37,336 fidanësh me kanabis të mbjellë me kubikë është zbuluar në fshatin Luarzë në Velipojë, ku autoritetet e policisë arrestuan një 38-vjeçar dhe shpallën në kërkim një tjetër person.

Autorët, identifikuar si Nasel Lohja, 38 vjeç, dhe Pëllumb Lohja, 48 vjeç, janë zbuluar pasi mijëra kubikë me fara kanabisi u zbuluan në fshatin Luarzë të Velipojës, gati për t’u mbjellë.

Blutë e policisë arritën të sekuestrojnë më shumë se 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabis, bashkë me një makinë, një traktor dhe sende të tjera që lidheshin me këtë veprimtari kriminale.

Ky zbulim është vetëm fillimi i një fushate të gjatë kundër kultivimit të kanabis sativa në të gjithë vendin.

Autoritetet e policisë dhe Guardia di Finanza kanë nisur operacionet anti-kanabis që nga muaji maj, duke përfshirë monitorimin nga ajri dhe përdorimin e dronëve për identifikimin e parcelave të përdorura për kultivim.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan operacional për të parandaluar kultivimin e drogës në alpet e vendit, duke goditur grupet kriminale në fazën fillestare të veprimtarisë së tyre.

Operacioni pritet të zgjasë deri në përfundim të sezonit të kultivimit, duke përfshirë efektivë të drejtorive vendore, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forca të tjera.

Kontrollet do të intensifikohen në zonat me rrezikshmëri të lartë të kultivimit të drogës, duke përfshirë Shkodrën, Krujën, Mirditën, Tropojën dhe zonat e tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...