33.2 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Autorët letër policisë, tregojnë pse vranë boksierin shqiptar

Hetuesit gjermanë raportojnë se kanë në dispozicion një letër elektronike që pohohet të jetë e njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani.

Letra përshkruan ngjarjen si një akt vrasjeje të kryer nga frika, duke pretenduar se viktimi kishte kërcënuar autorin më parë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur motivin dhe përparimin e rastit.

raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email. Në të, personi në fjalë deklaron se ai ishte që e qëlloi për vdekje Nimanin, nga frika.

Ai po ashtu pretendon se është rrahur 3 herë nga boksieri 2 vjet më parë në Bielefeld, e se Nimani e kishte kërcënuar disa herë me jetë. Ky pretendim konsiderohet absurd nga vëllai i viktimës. Ndërkohë grupi hetimor nuk ka pranuar të komentojë nëse ky email është autentik ose jo.

Hetuesit gjermanë kanë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë 2 persona, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, të dy 33 vjeç.

Më herët, në një reagim për mediat gjermane, vëllai i boksierit deklaroi se Besari ishte konfliktuar në të shkuarën me një grup kurdësh dhe se ata u hakmorën duke i marrë jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...