33.6 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Mbledhje e Këshillit Bashkiak të Himarës për të caktuar zëvendësin e Kryetarit pas arrestimit të Jorgo Goros

Nesër do të mbahet një mbledhje e këshillit bashkiak të Himarës, për herë të parë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë, Jorgo Goro.

Këshilli bashkiak pritet të caktojë njërin prej dy nënkryetarëve të bashkisë në detyrën e kryetarit, ndërsa prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, sqaron procedurat e mundshme për këtë proces.

‘Nuk ka votë, fletë votimi, kuti votimi, komision votimi. Por vetë këshilli cakton. Procedurën se si e cakton është punë e tyre. Mundet që një nga anëtarët e këshillit të propozojë një nga dy nënkryetarët dhe të kërkohet miratimi me ngritjen e dorës. Pra cakton, nuk zgjedh. Duhet ta sqarojmë këtë gjë për publikun.
Nesër ka një mbledhje të këshillit të bashkisë së Himarës me një rend të përcaktuar. Unë nuk e di, kjo është totalisht kompetencë e këshillit të bashkisë. Janë ata përgjegjës për të vendosur në rend të ditës ose jo sipas mënyrës së funksionimit të këshillit të bashkisë për ta përcaktuar ose jo, do të bëhet apo nuk do të bëhet nesër caktimi i njërit nga dy nënkryetarët.’, u shpreh Tavo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...