21.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Stuhi e pluhurit nga Saharaja, alarm në evropën jugore

Stuhi gjigante i pluhurit nga shkretëtira e Saharasë po mbulon pjesën më të madhe të Evropës jugore dhe lindore, duke lënë pikat e nxehta të pushimeve mesdhetare si Greqia dhe Malta me ndotje të ajrit deri në 10 herë më shumë se nivelet e rekomanduara, raporton The Independent.

Reja e pluhurit “ka ndikuar negativisht në cilësinë e ajrit në vendet e prekura dhe mund të shkaktojë dukshmëri të kufizuar dhe shi me baltë, një përzierje shiu dhe pluhuri”, tha shërbimi i monitorimit të BE-së, Copernicus.

Ai vjen pasi një re e ngjashme pluhuri mbuloi gadishullin Iberik javën e kaluar, duke prekur Spanjën dhe Portugalinë.

Imazhet nga sateliti Sentinel-3 tregojnë renë e pluhurit që rri pezull mbi Italinë jugore, Maltë, Greqi, Libi dhe Tunizi.

Individët me probleme të frymëmarrjes, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, janë këshilluar të qëndrojnë brenda në banesa, ku është e mundur.

Zyra e Met në bazën e RAF në Akrotiri, Qipro, postoi një fotografi satelitore që tregon re të dendura të larta (të kuqe) që i afrohen ishullit nga perëndimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...