21.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Diola Dosti dhe Erolld Belegu: Dashuria e tyre u kryqëzua për diferencën e moshës

Një nga lidhjet më të komentuara përgjatë ditëve të fundit ka qenë marrëdhënia e Diola Dostit me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu. Pavarësisht kritikave të ndjekësve, pasi disa prej tyre i kanë “kryqëzuar” për shkak të moshës, çifti po shijojnë dashurinë me njëri-tjetrin.

Erolld Belegu ka treguar më shumë rreth vetes, por edhe për marrëdhënien e tij me Diolën. Ai ka thënë se me Diolën janë njohur në një koncert të cilin e kishte organizuar këngëtarja Vesa Luma.

Të tregoj drejt ishte krejt rastësisht. Unë shkova në koncert të Vesa Lumës dhe ajo ishte prezente. Unë as nuk kam ditur për ekzistencën e Diola Dostit, sepse unë nuk e shikoj Big Brother, por as ajo nuk ka ditur për mua”, tha ai.

“Vesa më së pari na ftoi, ishim ulur afër njëri-tjetrit, pak me insistimin tim, dhe ashtu u njoftuam aty dhe prej aty, shumë shpejt u zhvilluan gjërat.”

Ndërsa pyetjes për dasmën, Belegu u përgjigj:

“Herët është për këtë, ne e kemi më së shumti me rëndësi lidhja të na shkojë mirë. Tregova që jam organizator i mirë, kështu që kur të vimë aty, lehtë është ajo pjesë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...