21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro në Kakavijë, shtetasi në hetim për mosdeklarim

Mbi 11 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa shtetasi J. Ç., 53 vjeç, i cili i posedonte, është vënë nën hetim. Policia ka bërë të ditur se, bazuar në analizën e riskut, në dalje të vendit, shtetasi u kalua për kontroll në vijë të dytë dhe paratë e padeklaruara u gjetën në çantë.

Sekuestrohen 11 110 euro dhe procedohet penalisht kundër 53-vjeçarit për mosdeklarimin e tyre në dalje të Republikës së Shqipërisë. Angazhimi maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare në Kakavijë për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare ka çuar në zbardhjen e këtij rasti të mosdeklarimit të parave. Si pasojë, materialet procedurale janë drejtuar Prokurorisë për hetim të mëtejshëm, ndërsa shtetasi është lënë në gjendje të lirë për t’u proceduar më tej para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...