21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Paralajmërohet grevë 48-orëshe në doganat greke: Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08:00 të mëngjesit deri më 4 prill në orën 08:00 të mëngjesit.

Si rezultat i kësaj greve, lëvizja e mjeteve nga dhe drejt Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit do të paralizohet totalisht. Probleme të mëdha pritet të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit.

Doganat greke, që janë portat hyrëse për vendin tonë, kanë njoftuar se stafi në to do të marrë pjesë në grevë. Gjatë 48 orëve të grevës, nuk do të lejohet lëvizja e asnjë mjeti udhëtarësh dhe kamioni nga dhe drejt Greqisë.

Vetëm këmbësorët që kalojnë pa bagazhe dhe çanta do të lejohen të kalojnë.

Sindikata e doganave ka deklaruar se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të tyre. Kjo periudhë e grevës përkon me ditët pas pashkës katolike, gjatë të cilave pritet të ketë një lëvizje të shtuar të qytetarëve në dogana, si dhe një kërkesë të shtuar për mallra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...