17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Milva Ekonomi firmosi në mungesë të Beqajt, Zhupa thumbon Ndrecën: Nënshkruani formularin për konfliktin e interesit!

Vazhdojnë punimet në komisionin hetimor për Shëndetësinë, ku deputetja e opozitës Ina Zhupa ka kërkuar që Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi të nënshkruajnë formularin për konfliktin e interesit. Zhupa argumentoi se Ndreca ka qenë avokat i disa prej të akuzuarve për “Sterilizimet”, ndërsa Ekonomi ka qenë zv/ministre në kohën e miratimit të koncesioneve.

Në pjesë nga debati, Ndreca iu përgjigj Zhupës duke e akuzuar se po e imponon veten si eprorja e të gjithëve, duke e bërë të pamundur për komisionin të ecë përpara me detyrat e saj.

Ndreca: Mënyra si silleni ju po shfaqni veten si eprorja e të gjithëve ne. Jeni e para mes të barabartësh. Nëse vini me kërkesa individualem, teka e qefe, ky komision nuk do ecë me atë që u doni të impononi. Kemi një rend dite që e keni bërë ju, ne e pranuam, por nuk ju lejon askush të humbni kohën tonë me histori që ju shkojnë ju për mend.

Zhupa: Ndreca është në hall të madh. Duhet ta dijë se ai nuk më të hedhë asgjë në votim sepse është në nënkryetar. Nuk mund të hidhet ligji në votim. Ne e kemi me detyrim të firmosim deklaratën për konfliktin e interesit. Keni qenë avokat i personave të akuzuar për Sterilizimet.
Ekonomik ka qenë zv ministre në kohën kur miratoheshin koncesionet dhe është thirrur në prokurori pasi thuhet se ka firmosur. I referohem lajmeve. Ka firmosur në mungesë të zotit Beqaj. Merrni përgjegjësi dhe firmosni formularin e deklarimit. Mos na lini ne dhe publikun me dyshime
.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...