24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Autizmi: “Fëmijët nuk kanë shenja fizike dalluese”, thotë terapistja

Në një intervistë televizive, terapistja Eriselda Dyrmishi ka shpjeguar se autizmi nuk shoqërohet me shenja fizike dalluese të dukshme te fëmijët. Dyrmishi, e specializuar në trajtimin e fëmijëve me autizëm, theksoi se autizmi nuk është një sëmundje, por një çrregullim kompleks neurobiologjik i trurit.

“Autizmi nuk është një sëmundje por është një çrregullim kompleks neurobiologjik i trurit i cili karakterizohet nga disa simptoma të tipit mungesa e gjuhës ekspresive ose zhvillimi i gjuhës ekspresive në nivelet e duhura për moshën e individit,” shpjegoi Dyrmishi.

Ajo vuri në dukje se një nga shenjat e autizmit është mungesa e zhvillimit të gjuhës në moshën fillestare, që fillon që në moshën 1 vjec deri në 1 vjec e gjysmë. Fëmijët me autizëm gjithashtu mund të kenë vështirësi në reagimin ndaj komandave dhe në përgjigjen e thirrjeve në emër.

“Interesat e kufizuara dhe mungesa e socializimit janë karakteristika të tjera të fëmijëve me autizëm,” shtoi ajo.

Dyrmishi përfundoi duke theksuar se, në shumicën e rasteve, autizmi nuk shoqërohet me shenja fizike të dukshme dhe është e rëndësishme të njihen shenjat e këtij çrregullimi në moshën fillestare për të filluar trajtimin dhe ndihmën e duhur sa më herët të jetë e mundur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...