31.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Gjykata vendos të administrojë dëshminë e Ish-shefit të shtabit të përgjithshëm në rastin e Gërdecit

Gjykata e lartë vendosi të administrojë procesverbalin e dëshmisë së ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha në gjyqin ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë I pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me masakrën e Gërdecit. Më 15 mars 2008 nga shpërthimi i një punisheteje demontimi të armëve humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën.

Gjykata vendosi që të administrojë dëshminë e Luan Hoxhës, u vendos të administroheshin dëshmitë e dhëna më datë 17.02.2009 si person i pandehur. Ndërkohë nga avokatët e Mediut dhe nga avokati i viktimave u këmbëngul që Luan Hoxha të pyetet me letërporosi ose përmes video konferencës.

‘Ne nuk po gjejmë dot Agollin që është në Shqipëri jo më Luan Hoxhën në SHBA’ tha prokurori.Jashtë ambienteve të GJKKO-së, Mediu tha se është qartësisht tentativë për të mos e marrë në pyetje.

“Kam rezerva se duket qartësisht ata që janë dëshmitarë kryesorë nuk kanë pranuar të pyeten. Shefi i shtabit duhet patjetër të jaë përgjigje disa pyetjeve për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Nuk është kaq e vështirë për të gjetur adresën e një qytetari në SHBA” tha Mediu për gazetarët.

Por, sipas prokurorit kjo gjë është e pamundur pasi nuk ka një adresë të saktë të vendndodhjes së tij në SHBA.

Mbrojtja e Mediut i kërkoi Prokurorisë të percaktonte rolin e ish ministrit të Mbrojtjes dhe përgjegjësitë e tij lidhur me provat që ato administrojnë. Mediu thotë se po synohet të mbyllet sa më shpejt ky proces

“Deshmitarët u thirrën formalisht. Prokuroria sjell atë volum shkresash pa përcaktuar qartë se kush janë përgjegjësitë e ministrit të Mbrojtjes. I kërkuam prokurorisë të na thotë ku është përgjjgësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse debati nuk do të zhvillohet por do të bëhet i përgjithshëm mendoj se është proces që po tentohet të kalohet. Po synohet të kalohet shpejt. Nuk merret ministri për caktimin e kalibrave tw municioneve, tha Mediu jashtë GJKKO-së

I vetmi në gjyq
Ish-anëtari i komisionit të çmimeve për vitin 2007, i thirrur me shoqërim te detyrueshëm nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, Denis Hajdari, ishte i vetmi dëshmitar që u paraqit në seancën e kësaj të marte, (9 prill) por nuk preferoi të fliste, duke ushtruar të drejtën që i jep ligji

Faksi ‘Për Shkëlzenin’
As Anjola Agolli ish sekretarja e ministrisë së drejtësisë, e cila sipas prokurorisë ka dërguar fax-in me mbishkrimin “Për Shkëlzen Berishën” drejt ministrisë se mbrojtjes, nuk u gjet nga policia as në këtë seancë.

Sipas komunikimeve që policia ka patur me familjarët e Agollit, ata thanë kjo e fundit nuk ndodhej në Shqipëri. Por, nga nje verifikim i bërë nga prokurorët e posaccëm në sistemin TIMS, rezultoi se Anjola Agolli ndodhet në Shqipëri. Prokuroria kërkoi që të lexohen thëniet e saj, por në seancën e radhës pasi të shfrytëzohen mundesitë e tjera për ta gjetur.

Vijon administrimi i provave shkresore
Prokuroria vijoi me administrimin e provave shkresore, ku ishin ekspertimi teknik i shpërthimit, ekspertimi kontabël i dëmeve dhe ekspertimi ushtarak në lidhje me municionet e demontuara. Mbrojtja e Mediut i kërkoi Prokurorisë të percaktonte rolin e ish ministrit të mbrojtjes dhe përgjegjësitë e tij lidhur me provat që ato administrojnë. Seanca e radhës u la më datë 24 prill ora 09.00.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...