21.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Humbi të vllain disa vite më parë, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare poetja Lindita Ahmeti

Lajmi trishtues për ndarjen nga jeta e poetes së njohur, Lindita Ahmeti, ka shkaktuar dhimbje të thella te familjarët dhe miqtë e saj, të cilët e kishin adhuruar atë shumë. Ajo u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare, duke lënë një boshllëk të madh në botën letrare.

Xhabir Ahmeti, shkrimtari i njohur dhe babai i Linditës, bëri të ditur lajmin tragjik në një postim në Facebook. “Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, shkroi ai në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

Përveçse ishte vajza e një shkrimtari të njohur si Xhabir Ahmeti dhe motra e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti, Lindita arriti të bëhej e njohur në botën e letërsisë për poezitë dhe shkrimet e saj të mrekullueshme. Lindita Ahmeti lindi në Prizren më 26 prill 1973 dhe pas shkollës së mesme në Shkup, studioi filologjinë klasike në Universitetin e Shkupit.

Ajo vazhdoi studimet në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Me një dedikim të palëkundur, ajo shkroi poezi në gjuhën shqipe dhe maqedonase që nga fillimi i viteve të ’90-ta dhe publikoi disa vëllime me poezi, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në botën e letërsisë shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...