25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Apeli lë në burg Edison Haxhiun dhe Ilir Beqarajn, të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtja-s

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të mbajë në burg Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të dy të akuzuar për përfshirjen e tyre në atentatin ndaj Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës. Të arrestuarit kërkojnë ndryshim në vendim, por Gjykata e lë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Ilir Beqaraj, i njohur edhe me dy mbiemra të tjerë, Brahimi dhe Mançellari, është personi që ka transportuar atentatorët nga vendi ku u dogj makina e parë në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë. Megjithatë, hetuesit janë të bindur se ai nuk ishte pjesë e grupit që realizoi vrasjen.

Ndërkohë, Edison Haxhiu, pronari i makinës “Golf”, është akuzuar për sigurimin e mjeteve për kryerjen e vrasjes, por për përfshirjen e tij nuk dihen detaje të tjera.

Gentjan Bejtja u vra me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit, ndërsa makina “Land Rover Discover” që përdorej në atentat është dërguar për ekspertizë në Laboratorin e Policisë Shkencore për të zbuluar detaje të rëndësishme mbi ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...