6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Festimi i Fitër Bajramit në Shqipëri: Thirrje për tolerancë dhe solidaritet nga figurat fetare dhe politike

Kryetari i KMSH, Bujar Spahia, pas faljes së namazit, uron të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, duke bërë thirrje për më shumë tolerancë dhe duke shprehur lutje për paqe dhe drejtësi në të gjithë botën.

“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës.

Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Spahia shpreh shpresën se kjo xhami do të mbarojë së shpejti dhe do të hapë dyert e saj.

“Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do të përfundojë dhe do të jepet falja edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahia.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin në rrjetet sociale, duke shkruar: “MIRËMËNGJES, GËZUAR FITËR BAJRAMIN”. Të gjithë myslimanët në Shqipëri dhe në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Besimtarët myslimanë kryejnë faljen e namazit në xhami dhe sheshe të qyteteve shqiptare. Përveç kremtimit, ata shprehin solidaritet duke ndihmuar familjet në nevojë me dhurime të ndryshme.

Në Shkodër, qindra besimtarë falën namazin e Fitër Bajramit në qendër të qytetit. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në fjalën e tij, përcolli mesazhin e harmonisë dhe solidaritetit për të gjithë besimtarët që mblidhen në këtë festë pas një muaji sakrifice në muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

Gjatë kremtimit të Fitër Bajramit, qindra besimtarë myslimanë morën pjesë në faljen e namazit edhe në Fushë-Krujë dhe Durrës. Në Fushë-Krujë, falja u krye në stadiumin e KF Ilirias “Redi Maloku”, ndërsa në Durrës, besimtarët morën pjesë në xhaminë kryesore të qytetit.

Numri i lartë i besimtarëve në Durrës ka shtyrë drejtuesit e komunitetit mysliman për të propozuar ndërtimin e një xhamie të re, për të përmirësuar kapacitetet e kultit fetar për këtë komunitet.

Festa e Fitër Bajramit u shënuar edhe në Sarandë, Vlorë, dhe qytete të tjera, ku besimtarët morën pjesë në faljen e namazit dhe shprehën gëzimin për këtë ditë të rëndësishme fetare. Kjo festë e rëndësishme për besimtarët myslimanë shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe shënon një moment të rëndësishëm të solidaritetit dhe mirësisë në komunitetin fetar.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë u ndal edhe tek çështja e pronave për komunitetet fetare, ku kërkoi që t’u jepet zgjidhje pa vonesa.

“Të kujtojmë porosinë e profetit Muhamed; të nxitojmë për punë të mira dhe të bëjmë të gjitha sakrificat dhe iu shpërblefshin sakrificat atyre që kanë agjëruar dhe njëkohësisht paqe dhe begati në familjen e çdo shqiptari.

Më duhet të theksoj në këtë ditë, se do kemi më shumë mbarësi nëse i japim zgjidhje çështjes së pronave të besimeve të komuniteteve fetare. Që në vitin e parë si president, duke parë raportet ndërkombëtare për çështjet e pronave dhe moskthimin e tyre, të marra nga komunizmi apo të mbërthyera nga korrupsioni, kam kërkuar gjendjen reale nga ministria e Drejtësisë, të atyre pronave. Por kurrë nuk mora asnjë përgjigje. Dikush më tha; është e lehtë të flasësh. Por është me e lehtë të veprosh. Në këtë mënyrë u dha edhe leja e Katedrales edhe pse kundërshtohej nga aktorë të rëndësishme politikë të kohës, njëri prej tyre vijon të jetë në pushtet sepse mendonte të bënte një kullë atje, siç ka bërë ne vende të tjera.

Të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështja e pronave për komunitetet fetare në Shqipëri pa vonesa dhe pa asnjë përjashtim”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT