19.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Presidenti Bajram Begaj: ‘Uroj çdo të mirë dhe begati për çdo shqiptar’

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot urime për festën e Fitër Bajramit nga qyteti i Elbasanit.

Presidenti Begaj vizitoi xhaminë e “Ballies” në qendër të qytetit, e ndërtuar në vendin ku ndodhej xhamia shekullore, e cila u shemb nga regjimi i kohës në 1967-ën.

Ai u shpreh se në këtë ditë feste besimtarët myslimanë kanë arsye të gëzojnë, pasi përmbushën me kënaqësi agjërimin, me qëllimin e vetëm që të bëhen njerëz më të devotshëm e të denjë për veten dhe shoqërinë.

Një urim të veçantë Presidenti i Republikës u përcolli qytetarëve të Elbasanit për harmoninë mes njëri-tjetrit në respekt të besimeve të ndryshme.

‘Jam këtu për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: gëzuar festën e Fiter Bajramit!
Pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit, ndaj të cilit besimtarët u përkushtuan, besoj se me lutjet e tyre të pranuara, ata janë më afër Zotit. Besoj se do të jenë qytetarë të denjë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të qytetit të Elbasanit, të rindërtuar në të njëjtin vend ku në vitin 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë. Në vitin 1967 u shkatërrua, dhe falë Zotit, u rindërtua përsëri në të njëjtin vend.

Jam në Elbasan, ku është një traditë e shkëlqyer, ku përveç objekteve të shumta të kulteve të ndërtuara, besimtarët jetojnë në harmoni, si në të gjithë Shqipërinë. Është një vlerë e madhe njerëzore, vlerë të cilën duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë. Unë uroj çdo të mirë dhe begati për çdo shqiptar, për çdo besimtar. Gëzuar, dhe një herë, Fitër Bajramin!’, tha Begaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...