-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Topalli reagon ashpër: Nuk na falet nëse nuk reagojmë, kryetari i opozitës është në arrest

Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në një fjalim të mbajtur me demokratët e Rrëshenit, shprehu një analizë kritike të situatës politike dhe sociale në vend. Ajo karakterizoi Shqipërinë si Republikën e grabitjes dhe theksoi se kjo është një emergjencë për demokracinë.

Topalli shtoi se demokratët dhe shqiptarët nuk duhet të heshtin dhe duhet të reagojnë ndaj kësaj gjendjeje. Ajo bëri një krahasim me pushtuesit historikë, duke thënë se kjo qeveri ka larguar shqiptarët në përmasa të mëdha, ndryshe nga pushtuesit e kaluar.

E përqafuar nga shqetësimet për gjendjen e vendit, Topalli përmendi disa aspekte kritike të jetës në Shqipëri, duke përfshirë rënien e cilësisë së arsimit, plakjen e shpejtë të popullsisë, dhe rënie në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Shqipëria është në emergjencë për demokraci për të ndryshuar. Ne nuk na falet nëse nuk reagojmë, sepse ne jetojmë në Republikën e 5D, ne jetojmë në qeverisjen e ministrave investitorëve strategjikë, ne jetojmë në Republikën e grabitjes. Ne jetojmë në një vend ku kanë ikur shumë të rinj. Edhe pushtuesi nuk i ka larguar shqiptarët sa kjo qeveri. Jetojmë në vendin ku Tirana nuk ka teatër, nuk ka teatër të kukullave.
Jemi popullsia që plakemi dy herë më shpejt se popullsitë e vendeve të tjera të botës. Bujqësia dhe blegtoria është në pikiatë, arsimi ka rënë shumë, duke humbur cilësinë e arsimit. Ne jetojmë në një vend, ku kryetari i opozitës është në arrest shtëpie, në një proces tërësisht politik. Dënimi ndaj ish-kryeministrit është marrë në natën e Vitit të Ri, besoj se është një urrejtje e pashembullt. Në një vend ku nuk ka drejtësi, pushteti bëhet bandë që vjedh. Ka rënë edhe drejtësia sociale, ka rënë shpresa e liria. Ky regjim mund të shembet, mjafton që të jemi bashkë”, u shpreh Topalli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT