34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Eksperti Karamuço zbulon aplikacionin: Tregojnë ku ndodhen radarët dhe patrullat

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë , ka diskutuar për sfidat në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ka shprehur pikëpamjet e tij për mënyrat e efektivizuara për të luftuar këtë problem.

Ai vuri në dukje se shtimi i patrullave dhe radarëve në rrugë nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara, pasi shoferët shfrytëzojnë një aplikacion që informon për vendndodhjen e tyre. Karamuço argumentoi se kjo sjellë vetëm shtim të shpejtësisë në pikat e papërcaktuara dhe rrit rrezikun e aksidenteve. Sipas tij, është e rëndësishme të rishikohen strategjitë për të minimizuar aksidentet, duke përdorur mënyra më efikase për të kufizuar shpejtësinë dhe për të siguruar sigurinë në rrugë.

“Nuk i zerojmë dot ne aksidentet rrugore, ne thjeshtë rregullojmë sistemin që ato të minimizohen. Policia të heqë dorë nga patrullat dhe radarët. Sepse nuk ka kuptim të mbash të stacionuar policë në rrugë, kur ka një aplikacion që njerëzit shkruajnë se ku ka radarë. Dhe unë ul shpejtësinë dhe kaloj radarin, dhe pastaj e di se ku ndodhet radari i radhës. Janë 16 mijë veta që shkruajnë në këtë aplikacion”, u shpreh Karamuço.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...