5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Arbër Hajdari shpërthen në kritika të ashpra ndaj Eglës: Nuk jam dakord as me qepjet as me shqepjet

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, diskutimet u përqëndruan në raportin e Eglës me Riken dhe Rozën.

Sipas Rikes, Egla ka sjellje provokuese pa arsye dhe fyen me tone të ashpra, duke u degraduar deri në nivelin ku nevojitet një ekzorcist për ta rikthyer në normalitet, pasi ka një mllef në vetvete.

Nga ana tjetër, Egla kundërshton këto akuzat, duke thënë se Rike dhe Roza kanë bërë insinuata dhe komente të pakëndshme në shtëpi ndaj saj, duke e bërë atë të ndihet e zymtë dhe e pambrojtur.
“shpesh kanë insinuuar në shtëpi qepje, shqepje, fytyra dhe tërheqe”

Në kundërpërgjigje, Roza sqaroi se “ti i ke thënë Ledjonës botoksi, botoksi dhe unë t’u ktheva duke i thënë si guxon ti thuash botoksi tjetrës kur vetë je e qepur. Këtë të kam thënë, duhet të jesh e përkryer vetë kur ta prekësh tjetrin në atë pikë. Ti që je e tërhequr komplet në fytyrë”.

Egla: “Unë ja kam thënë gjithmonë që mënyrat Egla i ka pak të forta. Por që, nga ana tjetër krijohet ky grupimi i gocave që njëherë thonë ‘oh sa mirë’, dhe pastaj dalin cepave dhe flasin fjalën e fundit”.

Rike: “Trego të vërtetën, nuk shkoj unë te ajo, vjen ajo te ne”.

Ledioni: “Unë kam dyshimet e mija nëse një shtëpi Big Brotheri ka qenë ndonjëherë kaq e zhurmshme… A keni pasur ndonjëherë një gjuhë kaq të ulët dhe vulgare të përdorur nga banorët”?

Arbri: “Ka pasur element të caktuar, por nuk kanë qenë të këtij niveli. Unë nuk jam dakord as me qepjet as me shqepjet, por në 3 vite unë nuk mbaj mend njeri që të ketë përdorur kaq shumë ofendime sa Egla Ceno”.

Egla: “Më falni shumë…”.

Arbri: “E di, e vërteta djeg. E kuptoj…”.

Ori: “Më vjen keq që Egla po e trajton situatën kështu sepse në faktikisht kemi qenë të vëmendshëm për t’i treguar vendin qoftë edhe me tone të larta edhe Rozës, edhe kujtdo tjetër që ka qenë në përballje me Eglën. Situata është që tani Eglës në një farë mënyre po i kthehet pas ajo që ka mbjellë vetë sepse Roza të paktën aty ishte shumë e kujdesshme që t’i kthehej me të njëjtën monedhë.

Në këtë “Big Brother”, ka një diferencim absolutisht s*ksist, vajzat mund t’i drejtohen njëra-tjetrës dhe çunave me tone vulgariteti dhe dhunshëm, por çunat nga ana tjetër mund të veprojnë kështu me njëri-tjetrin, por jo vajzat. Çunat janë të kujdesshëm, ndërsa vajzat janë konstante”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT