31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

I burgosur pas akuzave për përdhunimin e vajzës së partneres, vdes në burg në Greqi 36-vjeçari

Një 36-vjeçar shqiptar i burgosur në burgun e Korydallos ka ndërruar jetë ditën e sotme. Shqiptari i identifikuar si Daniel Beqiri u dënua me burg nga drejtësia greke pasi përdhunonte vajzën e gruas së tij, të cilën e kishte nga një martesë e mëparshme.

Ishte vajza 25-vjeçare që rrëfeu abuzimin seksual që i bëhej nga njerku i saj shqiptar që nga viti 2013.

Ajo ka dëshmuar se deri në moshën 18-vjeçare dhunohej nga Beqiri, ndërsa pasi arriti në një moshë madhore ishte përdhunuar nga shqiptari.

Sipas mediave greke, 36-vjeçari ka regjistruar momentet e abuzimit seksual me të renë, pamje më të cilat shantazhonte këtë të fundit, nënën e saj dhe të afërm të tyre.

Ai kërkonte dhe merrte dhurata dhe pagesa duke kërcënuar me publikimin e videove seksuale.

36-vjeçari ishte duke u stërvitur në oborrin e burgut të Korydallos, kur papritur i ra të fikët. Menjëherë është lajmëruar ambulanca e cila e ka dërguar në spital 36-vjeçarin, por ai ka ndërruar jetë brenda automjetit.

Nga hetimet paraprake mësohet se vdekja e 36-vjeçarit ka ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike ose e përdorimit të tepruar të drogës. Raporti mjeko-ligjor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 36-vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...