34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ditë historike për Kosovën, Asambleja e Këshillit të Europës voton sot për anëtarësimin

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e tyre. Raporti u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe pas hedhjes poshtë të të gjitha amendamenteve, votimi pritet të zhvillohet gjatë seancës plenare në Strasburg sot, rreth orës 16:30.

Në këtë seancë, pritet të vendoset për të miratimin e një mendimi pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, organizatë kryesisht e përkushtuar në të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë.

Megjithatë, sfidat nuk mungojnë. Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe ka propozuar disa amendamente që synojnë të shtrojnë kushte të reja për Kosovën, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Megjithatë, këto amendamente pritet të refuzohen për shkak të natyrës së tyre të pakuptimtë dhe qëndrimeve të vendosura të mëparshme të organizatës.

Një numër i delegatëve të vendeve anëtare besojnë se do të sigurohet një shumicë e votave për Kosovën, por ka edhe vende të cilat, megjithëse e njohin Kosovën si shtet, nuk janë të sigurta në mbështetjen e tyre për pranimin e saj në Këshillin e Evropës në këtë moment.

Për më tepër, prania e një numri të mjaftueshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin e nevojshëm për votim është një sfidë e veçantë, duke marrë parasysh mundësinë që një numër i caktuar i tyre të mos marrin pjesë fare në seancë.

Nëse raporti miratohet nga Asambleja Parlamentare, vendimi përfundimtar do të jepet nga ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës në takimin e tyre të radhës, i cili pritet të zhvillohet në mesin e muajit maj. Megjithatë, ka dyshime se çështja e anëtarësimit të Kosovës mund të mos vendoset në agjendën e këtij takimi për shkak të presionit nga disa vende të QUINT-it.

Debati për Kosovën dhe votimi pritet të zhvillohen pasditen e së martës në Strasburg, ku fati i anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës do të jetë në qendër të vëmendjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...