29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Izraeli thirrje për sanksione ndaj programit të raketave të Iranit

Izraeli ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Iranit si përgjigje ndaj një sulmi të paprecendëshëm ajror që Teherani dhe aleatët e tij kanë ndërmarrë ndaj shtetit hebre. Në një përpjekje për të mobilizuar mbështetjen ndërkombëtare, Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz ka kontaktuar më shumë se 30 vende për të nxitur sanksione kundër programit të raketave të Iranit dhe për shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste.

“Ne jemi gati të përdorim armë që nuk i kemi përdorur më parë. Ne kemi plane për të gjithë skenarët dhe u bëjmë thirrje sionistëve të veprojnë në mënyrë racionale”, theksoi zyrtari për Al-Mayadeen News, sipas “Economic Times”

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten, Irani ka shprehur gatishmërinë për të përdorur armë që nuk janë përdorur më parë dhe ka paralajmëruar për një përgjigje të fuqishme ndaj çdo agresioni izraelit. Megjithatë, Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka siguruar Kinën se nuk do të përshkallëzojnë më tej situatën në Lindjen e Mesme, duke shtuar se nuk kanë ndërmend përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Kina beson se Irani mund të menaxhojë mirë situatën dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm në rajonin e Lindjes së Mesme duke ruajtur sovranitetin dhe dinjitetin e tij”, u shpreh ministri kinez.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar përballë agresionit iranian, ndërsa shefi i Shtabit Ushtarak Herzi Halevi ka thënë se sulmi i Iranit do të marrë përgjigje.

“Ne nuk duam përshkallëzim, por do të vazhdojmë të mbështesin mbrojtjen e Izraelit dhe do të vazhdojmë të mbrojmë personelin tonë në rajon”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në nisje të një takimi me zëvendës kryeministrin e Irakut Mohammed Ali Tamim.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për Izraelin për vetëpërmbajtje dhe shmangje të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërkohë që kanë afirmuar mbështetjen e tyre për mbrojtjen e Izraelit dhe për stabilitetin rajonal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...