26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Babai jot i gjithë drejtimeve, Edi Rama ka ekzaktësisht “, Bardhi i kthehet Spiropalit

Gazment Bardhi përgjigjet ministres Elisa Spiropali duke theksuar dy standardet e veprimit të mazhorancës në lidhje me SPAK. Ai akuzon qeverinë se sulmon SPAK kur cenohen interesat e oligarkëve, ndërsa e lavdëron kur goditen kundërshtarët politikë. Bardhi thekson që koha e llogarisë për veprat e kryera nga ministrat dhe ish-ministrat do të vijë, duke shtuar se opozita nuk ka hall, por hall janë ata që kanë drejtuar vendin për 11 vjet.

“Babai jot i gjithë drejtimeve, Edi Rama ka ekzaktësisht të njëjtin qëndrim që kur goditen kundërshtarët, lavdëron SPAK e kur i cenohen oligarkët, e sulmon. Delir madhështie ka vetëm babai jot, e dëgjove si i tha, më marrin liderët botërorë e më marrin në telefon për të zgjidhur hallet e botës. Kur goditet opozita nga SPAK thërret fitore, kur goditen interesat e tij iu kërkon llogari, për portin e Limionit. Bëhet zëdhënësi i oligarkëve. Ne nuk kemi asnjë hall, hall jeni ju. Nuk shëtisim çdo ditë siç shëtisni. Hyn Niko, del Ogerta, hyn njëri këtej del andej. Ora e drejtësisë për çdo gjë që i keni bërë vendin këto vite, do ngjitet tek ministrat, ish ministrat. Ka vetëm një hall për ato që i ka bërë këto 11 vite Shqipërisë. Sa për mbështetjen për drejtësinë, për interesat personale të një ish ministrit të Edi Ramës grisët dhe hodhët në kosh një vendim të GJK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...