Një mjet tip Fiat u përfshirë nga flakët ditën e sotme, më 23 prill, në vendin e quajtur kthesa e Grecallisë në Fier.
Në vendngjarje shkoi një zjarrfikëse, e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve. Pamjet e transmetuara nga Report TV tregojnë se mjeti u shkumbua totalisht.
Dyshohet se një defekt në instalimin e gazit mund të jetë shkaktari i zjarrit në mjet. Drejtuesi i mjetit, A.M., ka shpëtuar mrekullisht nga ky incident.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.